Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Presidentja Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës: “Nuk ia arritën synimit shovinist për shfarosjen e shqiptarëve”

Presidentja Vjosa Osmani me rastin e 25 vjetorit të vrasjes ka kujtuar 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës.

“25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë masakruan 32 civilë të Nabërgjanit të Pejës, me synimin e tyre për shfarosjen e shqiptarëve.

Nuk ia arritën këtij synimi shovinist, ndaj Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë.

E vërteta dhe drejtësia janë obligim i yni kundrejt viktimave dhe familjeve të tyre.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë