Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pritja për një MRI në Radiologji të QKUK-së shkurtohet në dy muaj

Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë Shkendije Nuza ka raportuar dje para Bordit Drejtues të SHSKUK-së.

Nuza bëri të ditur se pacientët tani do të presin deri në 2 muaj për një rezonancë magnetike, meqë janë funksionalizuar shërbimet 24 orëshe në MRI-në e cila ndodhet në Pediatri dhe në atë të Neurologjisë.

Ajo ka deklaruar se 65 pacientë të referuar jashtë vendit në vitin 2023 me patologji aneurizmat intracerebrale, embolizime dhe colingu.

Nuza ka thënë se dy nga sfidat kryesore të radiologjisë janë aparaturat e vjetra deri në 16 vite, si dhe rritja e moshës mesatare dhe pensionimi i radiologëve për çka ka thënë se nevojitet të shtohet numri i tyre për shkak të shtimit edhe të numrit të shërbimeve.

Ajo ka thënë se në të ardhmen duhet të planifikohet funksionalizimi i radiologjisë onkologjike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë