Nё tё kaluarёn kanё ekzistuar shumё paragjykime dhe dogma pёr epilepsinё. Sot, qёndrimet bashkёkohore tё Ligёs Ndërkomëtare kundёr Epilepsisё tregojnё se personat me epilepsi mund tё jetojnё dhe punojnё normalisht, sikurse çdo individ tjetёr i shëndoshë.
Më poshtë gjeni disa nga faktet për epilepsinë të cilat mund të mos i keni ditur më parë.
• Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e eksitimit tё qelizave nervore;
• Një sulm epileptik nuk do tё thotё epilepsi;
• Meshkujt vuajnё pak mё shumё se femrat;
• Epilepsia mund tё fillojё nё çdo moshё por mё e zakonshme ёshtё nё fёmijёri dhe nё moshat e shtyra (mbi 65 vjeç);
• Mund tё paraqitet nё çdo racё dhe çdo shtresё sociale;
• Deri mё 70% e personave me epilepsi kanё kontroll tё plotё tё krizave me pёrdorimin e terapisё antiepileptike;
• Terapia pёr epilepsinё doemos duhet tё merret me rregull, ashtu si ёshtё udhёzuar nga neurologu/epileptologu, me kontrolla të rregullta, si dhe kontrolli i ilaçit nё gjak dhe EEG;
• Ngasja e automjetit kёrkon njё qasje individuale, edhe pse nuk rekomandohet vozitje profesionale. Nё mё shumё vende tё botёs, personave qё s’ kanë pasur sulm nё periudhё prej 1-3 vjet, u lejohet ngasja e automjetit nёn kontroll;
• Shtatzёnia tek femrat me epilepsi duhet tё jetё e planifikuar dhe nё konsultim me epileptologun.
• Personat me epilepsi duhet tё jetojnё dhe tё punojnё nё njё atmosferё normale e tё shёndoshё, me pёrkrahje tё familjes dhe mjedisit shoqёror.
Varёsisht se cila pjesё e sistemit nervor bёhet epileptogjene ashtu do tё jetё edhe çrregullimi funksional, pёrkatёsisht lloji i sulmeve. Kjo nёnkupton se zbrazja patologjike mund tё pёrfshijё qoftё korteksin e tёrёsishёm (korja e trurit) kur kriza do tё gjeneralizohet ose vetёm njё pjesё e korteksit kur kriza do tё jetё e pjesshme (fokale).