Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse është e rrezikshme shkulja qoftë edhe e një thinje të vetme?

Shumë njerëz kur iu shfaqen thinjat e parë, mendojnë një zgjidhje shumë të shpejtë për t’i eleminuar…thjesht i shkulin. Por kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.

Jennifer Korab, estetiste e cila drejton një sallon në Neë Jersey – thotë se tërheqja e qimeve të caktuara mund të shkaktojë dëme të mëdha në folikulat e flokëve tuaj.

Duke folur për Huffington Post UK, ekspertja shpjegoi: “Duke shkulur flokët, ju mund të traumatizoni gjëndrën e flokëve, gjë që mund të çojë në infeksion apo edhe njolla tullace. Pra, mund të ndodhë që t’ju bien një tufë me flokë në vendin ku keni hequr një të vetme”.

Po ashtu ekziston edhe “miti” se shkulja e një thinje të vetme bën që disa të tjerë të shfaqen në vend të saj. Por kjo varet edhe nga gjenetika e gjithsecilit.

Me kalimin e kohës, flokët e një personi mesatar bëhen gjithnjë e më të hollë edhe pa shkulur fijet e humbura. Si rezultat, njerëzit që shkulin flokët e tyre do të përshpejtojnë shpejtësinë me të cilën flokët e tyre hollohen dhe bien.

“Nëse e bëni zakon shkuljen kur më pak se 1% e kokës është gri, do të keni më pak flokë në kokë pas disa vitesh, kur 10% e flokëve janë thinjur.”

Gjëja më e mirë që mund të bëni nëse vëreni flokë gri? Injorojeni – ose lyejeni atë në ngjyrën origjinale. Nëse është një fije gri që ju duhet absolutisht të hiqni qafe, priteni me shumë kujdes në vend që ta këpusni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë