Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet.
Kështu ka bërë të ditur shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri përmes një postim në Facebook.
“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim”, ka shkruar Retkoceri.
Retkoceri tutje tha se pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës.
“Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët. Falënderojmë subjektet dhe asamblistët që mbështetën votimin e propozimit”, shtoi Retkoceri.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fleutrimretkoceri%2Fposts%2Fpfbid02W7QSEMqXX54jd3PHUsy8dYSUS7Mp4axvojnPQzemPR2A3tVe7wbnQBVRPoEmcGHvl&show_text=true&width=500&is_preview=true