Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është afantazia?

Njerëzit që kanë afantazi (nganjëherë e njohur edhe si verbëri mendore) nuk janë në gjendje të vizualizojnë gjërat ose të formojnë imazhe mendore kur mendojnë ose imagjinojnë.

Ndërsa ekspertët zbuluan për herë të parë verbërinë e mendjes në vitet 1900, termi afantazi nuk u krijua deri në vitin 2015, shkruan health.com.

Afantazia është mjaft e rrallë dhe shfaqet vetëm në rreth 4% të të gjithë njerëzve. Më pak se 1% e njerëzve kanë formën më të rëndë të afantazisë, ku ata nuk mund të paraqesin asnjë lloj imazhi në mendjet e tyre.

Aftësia për të imagjinuar dhe krijuar imazhe në trurin tuaj ndryshon nga personi në person.

Për shembull, në njërin skaj të spektrit, ka njerëz me afantazi që nuk mund t’i vizualizojnë ose imagjinojnë gjërat fare. Në anën e kundërt, disa njerëz mund të kenë hiperfantazi – një gjendje që ndodh kur keni një imagjinatë jashtëzakonisht të gjallë.

Midis këtyre dy ekstremeve, ka njerëz me fantazi dhe hipofantazi që përjetojnë nivele të ulëta deri në mesatare të gjallërisë në imazhet që mund të krijojnë në trurin e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë