Epilepsia ёshtё njё nga sёmundjet mё tё shpeshta kronike neurologjike nga e cila nё botё janё tё prekur mё shumё se 50 milionë njerёz, e kjo e bёn kёtë njё problem tё rёndёsishёm nё shëndetin publik.
Shumica e atyre qё vuajnё nga epilepsia janё viktimё e stigmatizimit nga rrethi/mjedisi, i cili pёr shkak tё panjohurive pёr sёmundjen gabimisht beson se personat me epilepsi janё tё sёmurё mendor dhe se sёmundja e tyre ёshtё sёmundje ngjitёse.
Pёr kёtё arsye, personat me epilepsi jo rrallё herё e fshehin sёmundjen nё mёnyrё qё shoqёria tё mos i largojё, gjykojë apo ngacmojë. 85% e tё sёmurёve jetojnë nё vende me tё ardhura tё ulёta dhe mesatare dhe si pasojë e kёsaj ёshtё shёrimi jo adekuat i sёmundjes.
Bara e epilepsisë nё ato vende ёshtё dyfish mё e madhe se ato me tё ardhura mё tё larta. Konsekuencat psikosociale tё epilepsisë dhe gjendjes permanente “tё jesh epileptik” janë shpesh problematike se sa prezenca e atakëve.
Edhe pse epilepsia nuk ёshtё njё sёmundje e lehtё dhe e padёmshme, ajo mund tё kontrollohet me sukses, dhe falё ilaçeve dhe njё jete tё disiplinuar, me kёtё sёmundje mund tё jetohet njё jetё normale dhe kualitative.