Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë efektet anësore të medikamenteve që merren kundër alergjisë së polenit? – Shpjegon Saranda Gashi Ibraj

Shumë persona janë pronë e alergjisë së polenit e cila shfaqet gjatë stinës së pranverës dhe në rast të mostrajtimit mund të qojë në pasoja më serioze të kësaj sëmundje.

Sidoqoftë, gjatë trajtimit duhet të jemi të kujdesshëm pasiqë medikamentet që merren kundër kësaj alergjie mund të kenë efekte anësore.

Rreth këtyre efekteve, e ftuar në emisionin Familja Jonë, ka folur më detajisht Dr. Saranda Gashi-Ibraj, alergologe nga Pinea Medical Center.

Ajo tha ‘Secili ilaq ka efektet e saja anësore dhe këto ilaqe përdoren për të stopuar receptorët në reagimet e tyre’.

‘Antisamenikët janë ilaqe që kanë efekt përgjumjen, prandaj tek moshat e vogla mund të shkakëtohet një përgjumje tek fëmijët. Ndërkohë që nëse kemi një fazë më të avancuar dhe kemi të bëjmë me përshkrimin e kortikoidve, atëherë ato e zbehin pacientin, dhe kanë një këputje që është kalimtare dhe në efekt të ilaqit’ shtoi ajo.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që të bëhet një bisedë me pacientin për ta parë se si është pacienti si dhe për ta evidentuar dhe zbuluar se në cilin staz është pacienti. Sipas saj, kjo ndihmon shumë në zbulimin dhe shërimin e sëmundjes, bisedë kjo që në kohët e fundit po mungon.

Bisedën e plotë rreth këtij aspekti mund ta ndiqni në linkun poshtë:

Youtube

Arkiva

Kategoritë