Me moton “Kot flasim derisa, ata na vrasin”, është mbajtur protesta në Pejë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga ku iu bë thirrje institucioneve shtetërore të drejtësisë për trajtim dhe përgjegjësi më të madhe ndaj rasteve të dhunës ndaj të gjitha grave.
Marshi u organizua nga organizatat e shoqërisë civile në Pejë dhe nisi nga qendra e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, ku protestuesit kërkuan që urgjentisht të ndalohet dhuna në baza gjinore. Në protestë kanë marrë pjesë edhe familjarë të së ndjerës, Gjyljeta Ukellës.