Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
6 analiza të rëndësishme të gjakut që duhet të bëni

Ka shumë teste të rëndësishme për të përjashtuar sëmundje të ndryshme në trup, por analizat e gjakut janë thelbësore për të vlerësuar funksionimin e organeve kryesore të trupit. Këtu janë 6 analizat e gjakut që duhet të bëni për të mbajtur shëndetin tuaj nën kontroll:

  1. Numërimi i plotë i gjakut: Ky test përfshin numërimin e trombociteve, qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Një raport i detajuar ju ndihmon të identifikoni sëmundje si anemia dhe kanceri i gjakut, shkruan Health.
  2. Paneli metabolik: Testi ndihmon në njohjen e diabetit, problemet e tiroides dhe funksionin e mëlçisë dhe veshkave. Është e rekomandueshme ta bëni këtë test një herë në tre vjet.
  3. Paneli i lipideve: Identifikon nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, duke ndihmuar në parandalimin e problemeve të zemrës dhe veshkave.
  4. Testi i vitaminës D: Mund të tregojë mangësi të vitaminës D, që lidhet me rrezikun e osteoporozës dhe problemeve të kockave.
  5. Testi i tiroides: Shqyrton funksionin e tiroides, i cili ka ndikim në shëndetin e përgjithshëm dhe peshën.
  6. Testi A1C: Identifikon diabetin ose prediabetin duke testuar nivelet e sheqerit në gjak në tre muajt e fundit.

Është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj për të zgjedhur analizat e duhura në bazë të historisë suaj shëndetësore dhe faktorëve të rrezikut.

Youtube

Arkiva

Kategoritë