Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rreth 800 mijë euro investim në Klinikën Emergjente

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar rreth investimit të ri në Klinikën Emergjente.

Rreth 800 mijë euro janë investime që do përfshijnë pjesët punuese të kësaj klinike.

Ky projekt invesimi në Klinikën Emergjente do të përfshijë:

– Renovimin, riorganizimin dhe digjitalizim të sportelit.

– Krijimi i hapësirave për triazhim, instalimi hidroteknik, makinerik dhe elektrik.

– Renovimet e korridoreve dhe nyjeve sanitare

– Renovimi dhe përmirësimi i hapësirave ku kryhen shërbimet emergjente dhe blloku operativ

– Renovimi i banjove ekzistuese

– Renovimi dhe riorganizimi i bodrumit duke krijuar zhveshtore, qëndrim ditor për staf dhe hapësirë për pacientë.

Me fillimin e punimeve në këtë klinikë, Vitia ka bërë thirrje për mirëkuptim të qytetarëve për tre muaj e gjysmë sa do të zgjasin punimet duke theksuar se shërbimet e kësaj klinike do të zhvillohen në një hapësirë të përkohshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë