Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të trajtoni kollën me xhenxhefil?

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë.

Xhenxhefili është ndoshta një nga erëzat më të përdorura në botë sepse gjallëron çdo pjatë apo gatim.

Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë.

Kjo bimë është përdorur prej më shumë se 2000 vitesh si një instrument i rëndësishëm në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve.

Xhenxhefili forcon shëndetin e kockave dhe zbut dhimbjet e kyçeve.

Por studimet kanë treguar se xhenxhefili dhe shurupi i tij është shumë më efikas se antibiotikët kundër infeksioneve  të stafilokokut.

Shurupi i xhenxhefilit është rekomanduar kundër sëmundjeve dhe infeksioneve të çdo grupmoshe.

Ai ka një efekt qetësues ndaj simptomave dhe kundërpërgjigjeve emergjente të trupit ndaj qelizave të dëmtuara në organizëm.

Qelizat e bardha kanë një rol rregullator dhe mbrojtës, ndërkohë që xhenxhefili shërben si pengesë kundër lipideve që nxisin ethet, dhimbjet e kokës dhe kontraktimet muskulare.

Shurupi i xhenxhefilit është efikas për tretjen dhe kundër të vjellave, por lufton edhe inflamacionin, kontraktimet muskulare e të tjerë. Ai stimulon qarkullimin e gjakut dhe oreksin.

Receta e shurupit që sugjerohet nga ekspertët shërben si një kurë ideale kundër të vjellave, dhimbjeve të stomakut, të ftohtit, kollës dhe shumë më tepër.

Përbërësit:

225 gramë xhenxhefil të freskët ose 2 zhardhokë të gjatë rreth 25 centimetra.

1 filxhan me sheqer

2 gota me ujë

1 filxhan me mjaltë

Udhëzimet

Qërojeni xhenxhefilin dhe ndajeni në forma të holla rrethore. Ziejeni ujin bashkë me sheqerin në një tenxhere.

Më pas shtoni mjaltin dhe lërini të ziejnë sërish. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet për 30 minuta.

Shurupin kullojeni duke përdorur një napë. Shtrydhni edhe masën e zjerë të xhenxhefilit dhe më pas hidheni.

Shurupin hidheni në një shishe të mbyllur hermetikisht dhe mbajeni në frigorifer.

Shurupin mund ta konsumoni duke e shtuar në lëngje frutash, qumësht, çaj, akullore, panine, tërshërë, sallata ose fruta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë