Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes – Çfarë thotë ligji i ri? – Përgjigjet nënkolonel, Jeton Rexhepi

Perdorimi i telefonit gjatë vozitjes është një sjellje e rrezikshme dhe ilegale në shumicën e vendeve. Disa nga arsyet përfshijnë:

  • Mospërmbajtja e vëmendjes në rrugë: Kur përqendrohemi në telefon gjatë vozitjes, vëmendja jonë ndahet mes telefonatës dhe rrugës, duke e bërë më të vështirë për të reaguar në situata të rrezikshme në rrugë.
  • Rritjen e rrezikut të aksidenteve: Sipas studimeve, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes rrit shanset e përfshirjes në aksidente rrugore, duke sjellë pasoja të rënda për shoferët, pasagjerët dhe të tjerët në rrugë.
  • Ndalimi ligjor: Shumica e vendeve kanë ligje që ndalojnë përdorimin e telefonit gjatë vozitjes për shkak të rrezikut të lartë që ai paraqet. Për shkelësit, këto mund të rezultojnë në gjoba, humbje leje drejtimi ose edhe burgim në raste të rënda.

Edhe në Kosovë, përdorimi i telefonit gjat është i ndaluar me ligj. Por se si ndryshojnë gjobat në lidhje me këtë shkelje, ka treguar më shumë drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor, nënkolonel – Jeton Rexhepi.

Ai tha se përdorimi i telefonit është shumë shqetësues dhe se ligji i ri përfshin përshkallëzimin e niveleve të dënimit.

‘Niveli i parë është kur një shofer takohet për herë të parë duke e përdorur telefonin, gjoba është 100 euro dhe ka një pikë negative. Nëse takohet për të dytën herë, ai gjobitet 200 euro, tre muaj ndalesë dhe dy pikë negative. Por në qoftëse një shofer takohet më tepër se dy herë, gjoba është 500 euro, 6 muaj ndalim drejtimi dhe tre pikë negative”, tha Rexhepi.

Më tej, ai shtoi se bëhet verifikimi i secilës gjobë se se dënimi mund të rritet deri në 500 euro duke kaluar në gjobën e tretë brenda ditës.

Për më tepër, bëni subsribe në kanalin tonë në Yotube ku mund ta ndiqni këtë interviste dhe shumë tjera.

Më poshtë gjeni linkun e intervistës në fjalë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë