Gjatë Ramazanit, myslimanët agjërojnë nga agimi deri në perëndim, duke përjashtuar nga ushqimi, pija, duhani dhe disa veprime të tjera. Agjerimi lidhet me pjesën fetare, veçanërisht në kontekstin e Islamit, ku agjerimi gjatë muajit të Ramazanit është një nga Pesë Shtyllat e Islamit.
Por, pas përfundimit të muajit të ramazanit është shumë e rëndësishme të dijmë se çka i nevojitet trupit.
Se çka rekomandohet të bëhet për një shëndet të mirë ka treguar Doktor Luljeta Hetemi.
Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të bëhet një check-up laboratorik pas agjërimit sepse pas agjërimit ndërron në aspekt pozitiv gjendja e organizmit tonë.
Hetemi tha, ‘Gjatë agjërimit, përmes autofagisë dhe pastaj përmes procesit të lipolizës atëherë mund të bij niveli i kolesterolit dhe niveli i tregliceriteve që janë dy nga akterët kryesorë të profilit lipidik. Zakonisht, tek pacientët të cilët kanë probleme me yndyrnat e rritura, këto janë të domosdoshme të testohen për shkak që ulen apo bien vlerat e kolesterolit, tregliceriteve dhe fraksfonit të kolesterolit”.
‘Poashtu, është shumë e rëndësishme për pacientët që kanë probleme siç është hipotereoza sepse balancon dhe rregullon nivelin e hormoneve’, tha ajo.
Ajo më tej foli edhe për prediabetikët ose restencën e lartë të insulinës dhe tha se pas agjërimit, vlerat e restencës së insulinës ulet duke u bazuar në zbulimet shkencore.
‘Pastaj, komplet organizmi ka benefite të jashtëzakonshme për shkak se bëhet detoksifikim dhe në këtë rast është i rëndësishëm edhe një check-up edhe i melcisë’, shtoi ajo.
Për këto arsye, preferohet që të bëhet një check-up i pjesëve të ndryshme të organizmit për t’i parë vlerat dhe për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm.
Për më shumë rreth këtyre rekomandimeve, ndiqni intervistën e plotë në kanalin zyrtar në YouTube – Familja Jonë apo klikoni në linkun poshtë.