Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sindikata: Alarm për qeverinë duhet të jetë largimi i infermierëve nga vendi

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se për institucionet vendore duhet të jetë alarm largimi i infermierëve nga vendi, duke theksuar se brenda tre muajve të fundit 90 persona të këtij profili kanë kërkuar licenca për të shkuar për punë në shtetet evropiane.

Në reagim thuhet se ikja e këtyre infermierëve është një bagazh i profesionistëve që pothuajse është e pamundur të zëvendësohen, e posaçërisht ata me eksperiencë.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës e çmon lartë angazhimin e Odës së Infermierëve të Kosovës e cila në përpjekje për t’i përmirësuar kushtet sociale dhe ekonomike, mirëpo edhe ato të punës për komunitetet tona del edhe jashtë kompetencave të saja”.

“Fokusi dhe përkushtimi ynë do jetë çdo herë në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me të gjitha organizatat që përfaqësojnë komunitetet tona, qoftë nga ana profesionale apo ajo sociale”, thuhet në reagim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë