Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë simptomat e ADHD të cilat mund t’i kemi dhe nuk e dijmë

Çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) është një gjendje e shëndetit mendor që mund të shkaktojë nivele të pazakonta të hiperaktivitetit dhe sjelljeve impulsive.

Njerëzit me ADHD mund të kenë vështirësi të përqendrojnë vëmendjen e tyre në një detyrë të vetme ose të qëndrojnë ulur për periudha të gjata kohore.

Një gamë e gjerë sjelljesh është e lidhur me ADHD.

Disa nga më të zakonshmet përfshijnë:

Problemet me fokusimin ose përqendrimin në detyra;

Harrimi i kryerjes se detyrave;

Shpërqendrimi i shpejtë;

Vështirësi të qëndrojë ulur;

Ndërprja e njerëzve ndërsa ata janë duke folur.

Shenjat dhe simptomat mund të jenë specifike për aspekte të ndryshme të ADHD, të tilla si hiperaktiviteti, impulsiviteti ose vështirësia në fokusim.

Një person që po përjeton hiperaktivitet dhe impulsivitet mund të:

Ketë të vështirë të qëndrojë ulur ose të qëndrojë ulur në klasë;

Ka probleme të luajnë ose të kryejnë detyrat në heshtje;

Flasin tepër;

E kanë të vështirë të presin radhën e tyre;

Ndërpresin të tjerët kur ata janë duke folur, duke luajtur ose duke kryer një detyrë.

Dikush që ka vështirësi të përqendrohet mund të bëj gabime të shpeshta ose të humbet detaje kur studion ose punon. Gjithashtu e ka të vështirë të ruaj fokusin kur dëgjon, lexon ose mban një bisedë, ka vështirësi në organizimin e detyrave të tyre të përditshme, humbin artikuj shpesh si dhe shpërqendrohen lehtësisht nga gjërat e vogla që ndodhin rreth tyre

Youtube

Arkiva

Kategoritë