Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tërmeti i fuqishëm në Tajvan – Si shpëtoi pa u shembur rrokaqielli 101-katësh?

Pavarësisht tërmetit 7.4 Rihter që goditi Tajvanin herët të mërkurën , rrokaqiejt ” Taipei 101 ” në qendër të kryeqytetit të vendit mbeti i paprekur, ashtu siç e parashikonte ndërtimi i tij.

Ndërtesa 509 metra e lartë ka një strukturë të veçantë brenda saj që redukton lëkundjen e saj me 40% gjatë tërmeteve, por edhe në ditët me erëra të forta, shkruan Gazeta10.

Struktura është një top çeliku me peshë 660 tonë që ndodhet brenda ndërtesës, në katin e 92-të , si një lavjerrës.

Sa herë që ndërtesa lëviz në një drejtim, topi i çelikut lëviz në drejtim të kundërt dhe kështu ruan ekuilibrin e përgjithshëm të ndërtesës, transmeton Daily Mail. Në këtë mënyrë rrokaqiejt lëkundet, por nuk mund të rrëzohet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë