Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kujdesi për shëndetin mendor – 8 veprimtari që duan 5 minuta për t’u praktikuar

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 4 vite më parë theksoi rëndësinë që njeriu duhet t’i kushtojë shëndetit mendor, po aq sa atij fizik.

Sipas një artikulli të “HuffPost”, disa terapistë të huaj kanë konkluduar në sinkron në lidhje me veprimntaritë të cilat njeriu duhet të kryejë me qëllim përmirësimin e shëndetit mendor.

Provoni një nga këto metoda të sugjeruara nga terapistët dhe shihni gjendjen tuaj shpirtërore të përmirësohet shumë shpejt.

Provoni një ushtrim të frymëmarrjes

Frymëmarrja e thellë është një zakon i thjeshtë që ndihmon në kultivimin e ndërgjegjes, e njohur gjithashtu si praktika e të qenit i pranishëm. Vetëdija mund të ndihmojë në qetësimin e mendjes tuaj të ngarkuar, përmirësimin e humorit tuaj dhe zvogëlimin e çdo tensioni që mund të përjetoni.

Dëgjoni këngën tuaj të preferuar

Nëse ka më shumë se një këngë që ju bën të ndiheni mirë, krijoni një listë dëgjimi me të gjithë këngët tuaja të preferuara. Teksa dëgjoni muzikën tuaj të preferuar mund të kërceni. Lëvizja do të lëshojë endorfina, të cilat rrisin lumturinë.

Filloni një ditar

Rrëfeni ekperiencat tuaja të mira ose të këqija në një ditar. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të rrisni vetëdijen tuaj.

Shkoni për një shëtitje

Aktiviteti fizik mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor. Edhe pse mund të mos keni kohë për një rutinë të tërë stërvitore, mund të bëni një shëtitje në pesë minuta ose më pak.

Një shëtitje e shkurtër mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes tuaj shpirtërore. 

Bëni një listë “mirënjohjeje”

Nëse mendimet negative po ju rëndojnë, merrni pak kohë për t’u përqëndruar në atë për të cilën jeni mirënjohës. Kjo mund të ndihet qetësuese pasi ndihmon të ndiheni të lumtur dhe rrit vlerësimin për veten.

Praktikoni vetë-dhembshurinë

Mos jini shumë të ashpër me veten. Mos lejoni që zëri juaj i brendshëm t’ju kritikojë dhe gjykojë. Praktikoni vetë-dhembshurinë dhe jini të butë me veten.

Youtube

Arkiva

Kategoritë