Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si përcaktohet diagnoza e migrenës për pacientët?

Diagnoza e migrenës bazohet në historinë e pacientit. Bazuar në kriteret diagnostike të Shoqatës Ndërkombëtare të Kokëdhimbjes, pacientët duhet të kenë pasur të paktën pesë episode të kokëdhimbjes që kanë zgjatur 4-72 orë (të patrajtuara ose të trajtuara pa sukses) dhe se dhimbja e kokës duhet të ketë të paktën dy nga karakteristikat e mëposhtme:

  • Lokalizimi unilateral
  • Karakteri pulsues
  • Intensiteti i moderuar ose ifortë i dhimbjes
  • Përkeqësimi nga ose shkaktimi i shmangies së aktivitetit fizik rutinë (p.sh., ecja ose ngjitja e shkallëve)

Përveç kësaj, gjatë kokëdhimbjes pacienti duhet të ketë pasur të paktën një nga këto:

  • Nauze dhe/ose të vjella
  • Fotofobi dhe fonofobi

Indikacionet për neuroimazheri

Neuroimazheria nuk është e nevojshme në pacientët me një histori të kokëdhimbjeve të përsëritura të migrenës dhe një ekzaminim normal neurologjik. Neuroimazheria indikohet për cilindo nga si vijon:

  • Dhimbja e parë ose më e rëndë e kokës
  • Ndryshimi në modelin e migrenës së mëparshme
  • Ekzaminimi neurologjik jonormal
  • Fillimi i migrenës pas moshës 50 vjeç
  • Fillimi i ri i kokëdhimbjes në një pacient me imunitet të kompromentuar (p.sh. një me kancer ose infeksion HIV)
  • Kokëdhimbje me ethe
  • Migrenë dhe epilepsi
  • Kokëdhimbje e re e përditshme, e vazhdueshme
  • Përshkallëzimi i shpeshtësisë/intensitetit të kokëdhimbjes në mungesë të përdorimit të tepërt të barnave
  • Kokëdhimbje të lokalizuara pas (veçanërisht tek fëmijët, por edhe tek të rriturit)

Tomografia e kompjuterizuar (CT) e kokës indikohet për të përjashtuar masën ose hemorragjinë intrakraniale në raste të caktuara ose atipike. Një tomorgafi e kompjuterizuar negativ mund të mos detektoj disa hemorragji të vogla subarahnoidale, tumore dhe lezione iskemikE, veçanërisht ato në fosën e pasme. Një CT pa kontrast intravenoz gjithashtu mund të mos detektoj aneurizmat. MRI dhe MRA janë më të ndjeshme për zbulimin e aneurizmave ose keqformimeve arteriovenoze.

Indikacionet për punksionin lumbal

Indikacionet për punksionlumbal përfshijnë si më poshtë:

  • Dhimbja e parë ose më e keqe e kokës në jetën e një pacienti
  • Kokëdhimbje e rëndë, me fillim të shpejtë, të përsëritur
  • Kokëdhimbjeme karakter progresiv
  • Kokëdhimbje joresponsive në medikamente, kronike dhe e pazgjidhshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë