Sindroma Metabolike mund të shkaktojë komplikime serioze për shëndetin tuaj, duke përfshirë hipertensionin, diabetin e tipit 2, dhe sëmundjet kardiovaskulare. Në Pinea Medical Center, ofrojmë testet dhe kontrollet periodike të nevojshme për të diagnostifikuar dhe menaxhuar këtë gjendje.
Kontrollet e statusit lipidik dhe glicemisë, si dhe testet për insulinën dhe rezistencën e insulinës, ndihmojnë në identifikimin e Sindromës Metabolike dhe minimizimin e rreziqeve të lidhura me të.
Në bashkëpunim me endokrinologun tonë dhe nutricionistin, mund të planifikoni një strategji të personalizuar për ushqim dhe aktivitet fizik për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet e mundshme. Mbrojtja e shëndetit të zemrës suaj fillon këtu.