Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë mirënjohje presidenciale për studentët e fakultetit juridik të cilët zunë vendin e tretë në garën me prestigjioze në botë.
Sipas Osmanit, ky ekip është personifikimi më i mirë i rinisë sonë, të cilët janë të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për ta arritur shumë suksese, e si rezultat, duke ngritur sa më lartë vendin e tyre.
Postimi i plotë i presidentes:
Mirënjohje Presidenciale për ekipin e fakultetit juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.
Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë – të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për ta arritur çdo sukses e për ta ngritur lart e më lart shtetin tonë.
Prandaj sot në prezencë të disa prej ish pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, të udhëhequr nga Donikë Qerimi, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të këtyre të studentëve të jashtëzakonshëm, shprehëm sërish mbështetjen e krenarinë tonë për studentët tanë.