Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
13 zona të reja të trashëgimisë natyrore i shtohen regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës

Me iniciativën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe pas hartimit të arsyeshmërisë profesionale përkatëse janë marrë në mbrojtje të 13 zonave të trashëgimisë natyrore në territorin e komunës së Prizrenit.

Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore të shpallura në mbrojtje përfshihen kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshin rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës.

Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjen institucionale dhe zbatimit të masave përkatëse, shkruan Agjencia per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves.

Youtube

Arkiva

Kategoritë