Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy filxhanë çaj në ditë mund të reduktojnë stresin dhe t’ju ndihmojnë të flini më mirë

Një studim i ri ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve çaj në ditë mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të stresuar dhe të flini më mirë.

Studimi, i cili shqyrtoi 33 studime të ndryshme, duke përfshirë tetë prova te njerëzit, u krye nga Paneli Këshillues i Çajit (TAP) dhe u shkrua nga ekspertë për të ushqyerit dhe mirëqenien.

Ata zbuluan se disa lloje çaji mund të përmirësojnë gjumin dhe mund të ju ndihmojnë të menaxhoni stresin. Këto përfshijnë çajin e zi, çajin jeshil, kamomilin, livando, trëndafilin, jaseminin dhe lule pasioni.

Sipas hulumtimeve nga Britania e Madhe, ShBA-ja dhe Holanda, një në katër të rritur nuk bën 7-9 orë gjumë çdo natë.

Dr Tim Bond, i cili shkroi studimin e ri, tha: “Hulumtimi ynë ka zbuluar se një numër befasues i llojeve të ndryshme të çajit mund të ulë stresin dhe të çojë në gjumë dhe relaksim më të mirë.

Studimi i ri zbuloi:

Dy filxhanë në ditë me çaj jeshil matcha ulin ndjeshëm ankthin.

Gjashtë javë çaji i zi (i rregullt) ul nivelet e hormonit të stresit dhe rrit relaksimin. Lajm i shkëlqyeshëm për ata njerëz që kërkojnë të përballojnë stresin dhe problemet e gjumit.

Të moshuarit që pinin çaj livando dy herë në ditë kishin nivele më të ulëta ankthi dhe depresioni.

Dy filxhanë çaj trëndafili në ditë përmirësonin mirëqenien mendore te vajzat adoleshente, shkruan Mirror.

Youtube

Arkiva

Kategoritë