Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ku mbeti një i vrarë dhe dy tjerë të plagosur.
Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.
Ai ka thënë se në Intensivë është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
“Fatkeqësisht s’ka mundur t’i mbijetoj plagëve ka ndërruar jetë në 10:45 në Mjekimin Intensiv Qendror”, u shpreh Uka.
Uka ka thënë se viktima është e moshës 49 vjeçare.