Përgatitje shumë e shpejtë dhe e lehtë e mishit të viçit me pana dhe kërpudha për një shije të mrekullueshme.
Përbërësit:
200 gr mish viçi
100 gr kërpudha
1 lugë gjelle gjalpë
100 ml pana
kripë
vaj ulliri
Përgatitja:
Merrni mishin e viçit dhe kaloeni në miell. Skuqni gjalpin në një tigan me pak vaj ulliri. Dhe më pas vendosni për të skuqur mishin.
Hidhini kripë sipas dëshirës. Më pas i shtoni kërpudhat. Pas 5 minutash i shtoni edhe panën. I trazoni mirë dhe në fund e shërbeni të ngrohtë.