“Demtimi i florës së organizmit” është një shprehje që mund të përdoret për të përshkruar dëmtimin e tërësisë së një organizmi të gjallë, si p.sh. te njerit.
Ky demtim mund të ndodhë për shkak të shumë faktorëve, përfshirë ndërhyrjet njerëzore, sëmundje, ndryshime në mjedis, ndotje, etj.
I ftuar në emisionin Familja Jonë ishte Dr. Avni Haziri, gastroenterolog.
I pyetur se si mund ta dallojmë se kemi florën e dëmtuar dhe se cfare simptoma mund të kemi përvec rasteve kur kemi përdorur antibiotikë, ai tha se ndër simptomat kryesore të cilat tregojnë se kemi një florë të dëmtuar janë fryerja e barkut, gurgullimet e zorrëve, jashtëqitja e cila është shpeshherë e paformuar, imunitet i dobët si dhe fakti që sëmureni shpesh.
Gjithashtu, ai u pyet edhe rreth intolerancës ushqimore e cila praktikohet më shumë viteve të fundit.
I pyetur se cka rekomandohet të konsumohet nëse një person është intolerant ndaj të gjitha ushqimeve të një lloji, si p.sh. llojet e qumështit, ai tha “Atëherë duhet të përdoren prebiotikët dhe nëqoftëse detyrohet të përdor antibiotikë, duhet të përdoren edhe suplementet si probiotikë.”
Ai shtoi se ekzistojnë edhe disa probiotikë dhe sinbiotikë të cilët janë special për pacientët me intolerancë ushqimore dhe që nuk përmbajnë gluten apo laktozë./Familja Jonë/