Gruaja, apo në veçanti nëna, është personi më i dashur dhe për të kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë autorë, shkrimtarë e njerëz të shumtë.
Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga thëniet me të cilat mund t’i drejtoheni nënës në ditën më speciale të tyre.
“Gjëja më me rëndësi që babai mund të bëjë për fëmijën është ta dashurojë nënën e tyre!” – Theodore Hesburgh
“Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!” – Abraham Lincoln
“Dashuria e nënës është paqja. Nuk ka nevojë të fitohet, nuk ka nevojë të meritohet!” – Erich Fromm
“Nëna është emri i Zotit në buzët dhe zemrat e fëmijëve të vegjël!” – William Makepeace Thackeray
“Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!” – George Eliot
“Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë!” – Rumi
“I lumtur është djali, besimi i të cilit te nëna mbetet i pandryshuar!” – Louisa May Alcott
“Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!” – Marion C. Garretty
“Burri e do të dashurën më së shumti, gruan më së miri, e nënën më së gjati!” – Proverb irlandez
“Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!” – Arlene Benedict
“Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!” – Proverb bolivian
“Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj!” – Sophia Loren
“Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo nuk ekzistonte më parë – gruaja ekzistonte, por kurrë nëna. Nëna është qenie e re!” – Osho
“Nëna mban duart e fëmijës për pak… e zemrat përgjithmonë!” – Anonim
“Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon atje!” – Robert Browning
“Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij!” – Napoleon Bonaparte
“Zemra e nënës është një humnerë e thellë, në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje” – Honore de Balzac
“Nëna është drita e shtëpisë!” – Proverb shqiptar
“Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heronj!” – Maxim Gorky
“Është veç një fëmijë i bukur në botë dhe çdo nënë e ka atë!” –Proverb kinez
“Mjekët më thanë se kurrë nuk do të mund të ecja përsëri, por nëna ime ishte e sigurt se do të ecja përsëri. Dhe unë besova nënën time!” – Willma Rudolph
“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj i krijoi nënat!” – Proverb hebraik
“Disa nëna puthin, të tjera janë më të rrepta, por dashuria është gjithmonë e njëjtë. Përveç kësaj, shumica e nënave puthin dhe qortojnë në të njëjtën kohë!” – Perl S. Back
“Nuk e kuptoni se sa ju do nëna juaj, derisa të zbuloni në sirtar të gjitha pikturat dhe kartat që i keni dhënë!” – Pam Brown
/Gazeta Sinjali/