QKMF-ja tanimë ka vendosur që të trajtojë edhe rastet e fëmijëve me probleme logopedike, trajtime këto të cilat nuk ofroheshin më parë.
Fëmijët tani kanë mundësinë t’i nënshtrohen vlerësimit multidisiplinar, që nënkupton vlerësimin e përgjithshëm të aftësive të fëmijëve duke përfshirë aspektin psiko-social, të komunikimit dhe zhvillimit motorik.
Rreth kësaj teme, e ftuar në emisionin Familja Jonë ishte Arbnora Sahiti, psikologe social dhe organizativ nga zyra për shëndetësi në komunën e Prishtinës, e cila tregoi më shumë rreth probleme të fëmijëve do trajtohen si dhe procedurave që do iu nënshtrohen fëmijët.
E pyetur se cilat probleme logopedike do trajtohen në QKMF, ajo tha “Të gjitha problemet që trajtohen nga logopedët, do të ofrohen për fëmijët të cilët kanë nevojë për këto trajtime”.
Më tej, Sahiti spjegoi arsyen dhe rëndësinë e zgjedhjes së Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare si pikënsije të këtyre trajtimeve.
Ajo tha “Vlen të ceket se ne kemi vendosur të ofrojmë shërbimet në QKMF për të ulur stigmatizmin e marrjes së shërbimeve logopedike apo psikologjike në mënyrë që të tregojmë se ashtu si trajtohen problemet tek mjeku familjar, ashtu trajtohen edhe problemet e komunikimit dhe që të tregohet se është normale marrja e shërbimeve të tilla”.
Për më tepër, ajo tregoi se fëmijët që do jenë pjesë e vlerësimit multidisiplinar, do të trajtohen nga logopedë, psikologë dhe algoterapeutë.
Për më shumë detaje, ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: