Logopedët janë specialistë në trajtimin e çështjeve të komunikimit, duke përfshirë problemet me foljen, leximin, shkrimin, dhe kuptimin e gjuhës. Këto vështirësi mund të jenë rezultat i shumë faktorëve, që përfshin zhvillimin e zakonshëm, problemet e zhvillimit, çrregullimet e gjuhës, etj. Si rezultat, përfshirja e logopedëve në arsim është e rëndësishme për të ndihmuar nxënësit me vështirësi në komunikim dhe të folur.
Prandaj, ngritja e vetëdijësimit, sidomos në muajin mars – muajin e logopedisë, është mjaftë e rëndësishme.
Për këtë temë, emisioni Familja Jonë ka diskutuar në detaje me musafirë të ndryshëm sa i përket përfshirjes së logopedëve në arsim dhe aktiviteteve të tyre në vetëdijësimin e shoqërisë.
Bardha Kika, logopede, ka thënë se është trajtuar tema e përfshirjes së logopedit në institucionet arsimore.
Ajo shtoi se “Organizojmë aktivitete për ngritjen e njohurive të shoqërise duke përfshirë prindë, edukatorë, persona të gjitha zonave që të kanë njohuri se kur duhet të referohen tek një logoped, e kjo nuk mund të ndodhë pa ndihmën e institucioneve shëndetësore dhe arsimore të cilat mund të përfshijnë logopedin”.
Më tej, ajo tha “Ne do të bëjmë vlerësime falas në disa kopshte brenda Kosovës, në të cilat vetëm se kemi bashkëpunim ku studentët tanë e bëjnë pjesën praktikë. Kemi edhe dy workshope të cilat do licencohen logopedët për crregullimet e artikulimit dhe metodën holistike të trajtimit të belbëzimit.”
Ajo gjithashtu tregoi se do organizohet tryeza e diskutimeve ku do marrin pjesë politikëbërës, logoped si dhe psikologë. Në këtë tryezë do diskutohet rreth kornizës ligjore dhe mbivendosjes së ligjeve për logopedët dhe psikologët.
Për më shumë informacione në lidhje me cështjet e logopedisë, ndiqni emisionin tone në kanalin në YouTube në linkun në vijim: