Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vuani nga intoleranca ushqimore? – Zbuloni pasojat nga mos përdorimi i ushqimeve të duhura

Intoleranca ushqimore është një reagim i sistemit imunitar ndaj disa ushqimeve të caktuara, i cili shkaktohet nga mungesa ose dobësia e enzimave të nevojshme për tretjen e tyre ose nga ndryshimet në zarnat.

Gjatëintervistes së Dr. Avni Haziri, Internist-Gastroenterolog, në emisionin Familja Jonë, ai ka folur më shumë rreth kësaj intolerance dhe pasojave nga mos përdorimi i ushqimeve të duhura.

Ai tha “Dëmet janë në atë zonë që dëmtohen vilet sepse zorret i kanë disa në të cilat thithet ushqimi dhe kur ato dëmtohen ushqimi nuk thithet më dhe si pasojë shkon ushqimi i patretur në zorrë.”

Për më tepër, ai shtoi se për shkak të këtyre intolerancave ka edhe humbje të vitaminave dhe mineraleve pasiqë pacientët të cilët kanë intolerance dhe nuk i përmbahen dietave bijnë në gjendje të kequshqyrerjes dhe më pas vuajnë simptomat e mungesës se vitaminës D, p.sh. grupi i vitaminave që janë të tretshme në yndyrna, A D E K, vitaminat të cilat janë të tretshme në ujë – C si dhe vitaminat e grupit B.

Gjithashtu, ai tha se për shkak të intolerancës ushqimore ka edhe mungesë të hekurit dhe shpesh ka edhe ramje të flokëve, thyerje të thonjëve, lodhje si dhe plogështi.

Ai shtoi “E mira e organizmit është se disa intoleranca harrohen brenda disa muajve dhe viteve sepse limfocitet e kanë memorien e kufizuar dhe shpesh ndodhë që pas një diete strikte një vjecare apo dy, kur bëhet teksti kontrollues, janë reduktuar ato intoleranca dhe ngadalë fillohet shtuarja e nga një ushqimi për javë dhe tanimë tolerohen në organizëm.”

Për më shumë informacione rreth intolerancës ushqimore dhe shëndetit të zorrëve, ndiqni intervistën e plotë në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=jcNAIa62N-U

Youtube

Arkiva

Kategoritë