Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Renovohet rrënjësisht Qendra e Tranfuzionit të Gjakut në Gjilan

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Drejtoresha e Transfuzionit të Gjakut, Dr. Bukurije Zhubi, dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Z. Alban Hyseni kanë inauguruar renovimin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Gjilan.

Transfuzioni i gjakut në Gjilan nuk ishte funksional për qytetarët dhe rrezikohej të mbyllej. Fal investimeve si në aparatura në vitin e kalur, e tanimë në objekt me infrastrukturë moderne funksionalizohet dhe është në shërbim të qytetarëve.

Dëmtimet ishin evidente dhe sanimet në të gjithë strukturën e Qendrës do të ndihmojnë që gjaku e materiet e tjera të gjakut tashmë të ruhen në vend me cilësi jashtëzakonisht të lartë.

Po ashtu, në këtë qendër është rregulluar edhe qasja për persona me aftësi të kufizuar, qasje e munguar deri më tani.

Ky projekt i riorganizimit funksional, i zhvilluar në përputhje me kërkesat dhe standardet specifike të njësisë, ka vlerë 202,500.00 Euro.

Youtube

Arkiva

Kategoritë