Sipas studiuesve në Rutgers Health, ndikimi i yndyrës së abdomenit në shëndetin e trurit dhe aftësinë kognitive është përgjithësisht më i theksuar te burrat e moshës së mesme me rrezik të lartë të sëmundjes Alzheimer sesa te gratë.
Në individët e moshës së mesme me një histori familjare të sëmundjes Alzheimer, sasia e yndyrës në organet e tyre të abdomenit (pankreasit, mëlçisë dhe yndyrës së barkut) lidhet me vëllimin e trurit dhe funksionin e tyre njohës, sipas studimit të botuar në revistën “Obesity”, shkruan burimi Medical Xpress .
Hulumtimi, i kryer mbi 204 pasardhës të shëndetshëm të moshës së mesme me Alzheimer-demencë, hetoi depot e yndyrës në pankreas, mëlçi dhe bark të matura me MRI.
“Tek meshkujt e moshës së mesme me rrezik të lartë të sëmundjes së Alzheimerit – por jo tek femrat – yndyra e lartë e pankreasit u shoqërua me më pak aftësi kognitive dhe vëllime të trurit, duke sugjeruar një lidhje potenciale specifike për seksin midis yndyrës së veçantë të abdomenit me shëndetin e trurit”.
Obeziteti është një faktor rreziku për funksionim më të ulët kognitiv (njohës) dhe rrezik më të lartë të demencës, me lidhje të ndryshme midis gjinive.
Gjetjet e hulumtimit theksojnë rëndësinë e hetimit të ndërlidhjeve të depove të yndyrës, plakjes së trurit dhe aftësisë njohëse në kontekstin e dallimeve gjinore.
Për më tepër, studimi sfidon përdorimin konvencional të indeksit të masës trupore (BMI) si masën kryesore për vlerësimin e rreziqeve kognitive të lidhura me obezitetin. Studiuesit thanë se indeksi i masës trupore përfaqëson dobët shpërndarjen e yndyrës në trup dhe nuk llogarit domosdoshmërisht dallimet në seks.