Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Me çka përmbushet një pensioner pas mbylljes së karrierës? – Përgjigjet mamia Razie Musa

Pensionimi dhe mbyllja e karrieres është një fazë e rëndësishme për shumë njerëz, sepse ata kalojnë nga një jetë e punës dhe angazhimeve profesionale në një periudhë të re e cila mund t’i kushtohet aktiviteteve të tjera si hobi, udhëtime, punë vullnetare, dhe qëndrimi me familjen.

Pensionimi mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e një personi, duke përfshirë rregullimin e financave, adaptimin e rutinave të jetës dhe gjetjen e mënyrave të reja për të kaluar kohën.

Në lidhje me këtë temë ka folur mamia Razie Musa në emisionin Familja Jonë, në Kanal10, ku edhe është pyetur se me cka përmbushet një pensioner pas mbylljes së karrierës.

Ajo tha se “Derisa një pensionist nuk ka nevojë të shkojë në spital apo është në formë të mirë shëndetësore, ai ka dëshirë të organizojë, dalë dhe takojë njerëzit si dhe mos të ketë obligime. Pasiqë është shkëputur nga obligimet e shtetit apo punës, ata duhet të shkëputen edhe nga disa obligime tjera.”

Për më tepër, ajo shtoi se “Obligimet e këndëshme janë mbesat dhe nipat që vijnë në vizita.”

Ajo gjithashtu tha se shteti nuk përgatit organizime dhe se nukofron asgjë për pensionistët dhe si rezultat, pensionistët janë të detyruar të organizohen individualisht varësisht nga dëshirat e tyre.

Gjatë emisionit, ajo gjithashtu u pyt rreth pensionisteve të cilat marrin përgjegjësi të cilat nuk ju takojnë pasiqë kjo ndodh shumë në vendin tonë.

Në  lidhje me këtë pyetje, ajo tha “Unë absolutisht gjithmonë e potencoj ‘mos merrni përgjegjësi për fëmijët e posalindur’, nëna dhe babai janë të gatshëm të këshilluar të udhëheqin si prindër”.

Për më tepër, ndiqni intervisten e plotë në linkun e mëposhtwm: https://www.youtube.com/watch?v=exCWGbi5B6w

Youtube

Arkiva

Kategoritë