Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse ndodhë që personat në moshë të shtyer krijojnë varësi për vizita mjekësore? – Flet psikologia

Shumë të moshuar krijojnë një lloj varësie për vizita mjekësore duke shkuar në takime të rregullta në mënyrë që të marrin konfirmime për gjendjen e tyre shëndetësore edhe nëse nuk kanë nevojë për një terapi të caktuar.

Se a duhet t’i dërgojmë të moshuarit tanë edhe në rastet kur nuk është e domosdoshme dhe pse ndodhë kjo dëshirë e shtuar për vizitat tek mjeku u përgjigj Ibelinda Halili, psikologe, e ftuar në emisionin Familja Jonë.

Ajo tha se “Nuk është nevojë shëndetësore, por është një lloj nevoje njerëzore për të marrë një konfirmim nga mjeku apo nga një profesionit i fushës i cili  siguron për shëndetin e tyre. Ne të cilët nuk jemi profesionist të fushës, sado që i japim një mesazh të qartë, nuk mund t’i bindim të moshuarit pasiqë akseptimi apo nevoja e tyre është që ta marrin mesazhin nga profesionisti i fushës”.

Për më tepër, ekziston edhe ndjenja e mosbesimit dhe mossigurisë e cila ka të bëjë me ankthin e ndarjes e kjo mund të ndodhë edhe kur të moshuarit dëgjojnë për humbjen e bashkëmoshatarëve të tyre me të cilët kanë kaluar një kohë të caktuar së bashku.

Për këtë, Halili theksoi se duhet t’i suportojmë, dëgjojmë më kujdes, validojmë ndjenjat e tyre dhe t’i shoqërojmë ata gjatë këtyre kohëve kur ankthi i ndarjes nga jeta shfaqet cdo herë e më shumë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë