Pavarësisht nëse lavatriçja dridhet vazhdimisht kur përdoret ose vetëm gjatë një pjese të caktuar të ciklit, ky është një problem i zakonshëm të cilin mund ta zgjidhni fare lehtë vetë.
Dridhjet që janë të forta dhe e të bezdisshme për ju dhe fqinjët tuaj, mund të shkaktojnë gjithashtu dëme në makinën tuaj larëse!
AgroWeb.org ju fton të lexoni më tej për të zbuluar se si të ndaloni dridhjen e një lavatriçeje dhe mësoni pse kjo ndodh.
Niveloni këmbët
Gjëja e parë që duhet të bëni nëse lavatriçja juaj tundet fuqishëm gjatë çdo larjeje, është të kontrolloni nëse ajo është e niveluar, pasi ky është shkaku më i zakonshëm i dridhjeve. Edhe çekuilibri më i vogël mund të shkaktojë këtë problem. Mënyra më e lehtë për të kontrolluar është duke përdorur një mjet nivelimi. Së pari, kontrolloni dyshemenë ku është vendosur makineria. Nëse dyshemeja nuk është e niveluar, do t’ju duhet të rregulloni këmbët e lavatriçes derisa të kompensohet pjerrësia. Këmbët kanë një mekanizëm ngritës dhe ulës, mjafton t’i rrotulloni dhe të kontrolloni nivelin derisa pajisja të jetë e qëndrueshme.
Balanconi ngarkesën
Nëse lavatriçja juaj është në nivel por ajo ende shfaq probleme me dridhjet, sigurohuni që të balanconi peshën e rrobave kur i vendosni ato brenda. Kur një ngarkesë rrobash është e çekuilibruar, kazani i makinës do të lëkundet gjatë rrotullimit, duke bërë që e gjithë makina të dridhet. Gjithashtu ju duhet të shmangni mbingarkimin e makinës larëse për të njëjtën arsye. Kur keni ngarkesë të mëdha, përpiquni të siguroheni që copat e rënda (p.sh., peshqirët dhe shtrojet) të shpërndahen në mënyrë të barabartë rreth e qark kazanit, në vend që të vendosen vetëm në njërën anë.
Përforconi dyshemenë
Nëse dyshemeja në të cilën është vendosur lavartiçja duket se po dridhet së bashku me makinën, shkaku mund të jetë se ajo nuk është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur peshën e makinës larëse. Në këtë rast, do t’ju duhet të rrisni qëndrueshmërinë e vetë dyshemesë.
Hiqni bulonat në pjesën e pasme
Kur blini një lavatriçe, ajo ka disa bulona në pjesën e pasme që ndihmojnë për të mbajtur kazanin në vend dhe për të mbrojtur makinën nga dëmtimi gjatë transportit. Këto bulona duhet të hiqen pasi të jetë instaluar makina, përndryshe ato do të shkaktojnë dëme në lavatriçe kur ajo është në përdorim.
Zëvendësoni amortizatorët
Nëse deri më tani keni provuar gjithçka në këtë listë dhe përsëri lavatriçja dridhet fort gjatë përdorimit, mund të ketë një problem me amortizatorët. Një amortizator i thyer do të duhet të zëvendësohet me një të ri për të parandaluar përplasjen dhe lëkundjen e makinës larëse. Por për këtë do t’ju duhet të punësoni një profesionist.
Mbushni lavatriçen
Ndonjëherë, lavatriçja juaj do të dridhet dhe do të bëjë zhurma të forta edhe kur nuk ka asnjë problem. Kjo zakonisht ndodh vetëm kur përdorni një shpejtësi të lartë centrifugimi. Ju mund të zvogëloni shpejtësinë e centrifugimit, por ndonjëherë kjo nuk është gjithmonë, kështu që opsioni tjetër është të përdorni jastëkë anti-dridhje që mund të përdoren për ta mbrojtur paisjen nga dëmtimi. /AgroWeb.org