Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë simptoma pak të njohura të mungesës së vitaminës B12

Vitamina B12 është një lëndë ushqyese thelbësore që gjendet kryesisht në produktet shtazore si mishi, djathi dhe vezët dhe trupit të njeriut i nevojitet ajo për të për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut.

Nëse vuajmë nga mungesa e vitaminës B12 për një kohë të gjatë, mund të shfaqen probleme që vështirësojnë jetën e përditshme. Për shkak të rolit të tij në furnizimin e trupit me oksigjen, nuk është për t’u habitur që mungesa e B12-ës mund të shkaktojë anemi dhe simptoma të tilla si lodhje ekstreme, dobësi muskulore, marramendje. Megjithatë, çka dihet më pak se mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë edhe probleme njohëse.

Sipas një artikulli të botuar në British Medical Journal (BMJ) këtë vit, janë pesë probleme që shihen në 85 për qind të pacientëve me mungesë të B12: probleme me kujtesën, vështirësi njohëse, afazi, probleme në të mësuar dhe dhimbje koke (migrenë), shkruan Index.hr.

“Anemia është e pranishme në më pak se 20 për qind të njerëzve me mungesë të vitaminës B12. Problemeve neurologjike, që janë shumë më të zakonshme, mund t’i duhen muaj apo vite për t’i zgjidhur plotësisht”, thuhet në artikull.

Nëse dyshoni për mungesë të vitaminës B12, kërkoni këshilla mjekësore. Në shumicën e rasteve, situata do të përmirësohet kur të pasuroni dietën tuaj me mish, peshk, djathë, gjalpë, vezë dhe ushqime të pasura me vitaminë B12. Megjithatë, nëse mungesa është më e rëndë, mund t’ju duhet të merrni suplemente ditore ose edhe të merrni injeksione.

Youtube

Arkiva

Kategoritë