Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa Kohë i Duhet Gripit të Kalojë – Të Dhëna për të Rriturit dhe Fëmijët

Dimri i gjatë sjell me vete edhe periudha të gjata të ftohurash e gripi intensiv.

Fyt i thatë e i acaruar, hundë të bllokuara apo dhimbje koke, këto janë vetëm disa nga simptomat që mund të përjetoni këto kohë.

Në fakt gripi mund të cilësohet si një gjendje thuajse normale, duke marrë parasysh kushtet në të cilat trupi kalon.

E megjithatë deri në sa ditë duhet të duroni të gjithë simptomat e tij?

Deri në sa ditë zgjat gripi normalisht dhe kur mund të quheni të sigurt e të shëruar jua tregon AgroWeb.org në këtë artikull.

Periudha delikate tek të rriturit

Çdo njeri mund të preket nga gripi apo të ftohet edhe më shumë se një herë gjatë vitit.

Tek të rriturit ekspertët thonë se gripi mund të zgjasë edhe më shumë nga sa mendoni apo e ndjeni.

Sipas ekspertëve gripi normalisht zgjat 7 deri në 10 ditë.

Nëse ndiheni të plogësht e të lodhur nën këto kufij kohorë, nuk ka asgjë për t’u alarmuar.

Kjo sepse gripi ndahet në tre faza të mëdha teksa vepron të organizëm.

Faza e parë

  • Simptomat e para të gripit fillojnë 10-12 orë pasi trupi ka marrë virusin dhe është infektuar.
  • Në fillim ndjeni fytin e acaruar, rëndesë të kokës apo humbje të energjive.

Faza e dytë

  • Më pas vijnë 2-3 ditët ku virusi i gripit bëhet më intensive dhe i ashpër me organizmin.
  • Këto ditë do të ndiheni më të lodhur, me dhimbje e më shumë siguri do të ndjeni nevojën për tu konsultuar me mjekun.
  • Disa nga simptomat më të shpeshta që do të ndjeni janë teshtimat, lotimi i syve, bllokimi i hundës, temperaturë, dhimbje koke apo fyti dhe kollë.

Faza e tretë

  • Teksa ditët kalojnë gripi do të fillojë të largohet nga organizmi juaj, por jo tërësisht.
  • Për ditë të tëra do të keni kollë apo do të ndiheni të pafuqishëm.
  • E megjithatë këto simptoma do të fillojnë të zbuten dhe kjo është një shenjë se trupi juaj po arrin ta luftojë infeksionin.

Periudha e gripit tek fëmijët

Teks fëmijët periudhat e fazat e gripit janë më të ndryshme se tek te rriturit.

Zakonisht që organizmi i një fëmije të luftojë viruset gripale duhen rreth 2 javë.

Tek moshat më të vogla gripi jo vetëm që zgjat më shumë, por organizmi është edhe më i pambrojtur nga viruset e ndryshme.

Nëse një i rritur i përjeton periudhat e gripit 2-4 herë në vit, shifrat për një fëmijë dyfishohen me 6-8 herë në vit.

Edhe simptomat për fëmijët janë të ndryshme dhe më të ashpra.

Këtu përfshihet infeksioni i veshëve, sinuseve apo problemet me mushkëritë e frymëmarrjen.

Kujdes veçanërisht duhet të tregoni gjatë 10 ditëve të para në mënyrë që të ndaloni përhapjen e infeksionit.

Në rastet kur këto simptoma zgjasin dhe komplikohen konsulta me mjekët specialistë është e domosdoshme./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë