Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka nisur një fushatë që inkurajon njerëzit të bëjnë një test të shkurtër për të parë nëse janë në rrezik të para-diabetit.
“Prediabeti është një gjendje ku sheqeri në gjak është më i lartë se normalja, por jo aq i lartë sa të diagnostikohet si diabet”, shpjegoi mjeku Christopher Holliday.
Profesionistët e shëndetësisë theksojnë se të dish nëse jeni në rrezik të para-diabetit është hapi i parë në parandalimin ose vonimin e problemeve më serioze, shkruan Index.hr.
“Prediabeti është një gjendje e rëndë shëndetësore që i vë njerëzit në rrezik për probleme të tjera shëndetësore, si diabeti i tipit 2 ose ataku në zemër dhe goditjet në tru”, shtoi Holliday.
Prediabeti është kryesisht një gjendje asimptomatike, që do të thotë se nuk ka asnjë shenjë. Lajmi i mirë është se prediabeti dhe diabeti i tipit 2 mund të parandalohen ose vonohen përmes ndryshimeve të stilit të jetesës.
Ju mund ta bëni testin këtu.