Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kardiologu Artan Ahmeti, shënon numër rekord të stentimeve dhe koronarografive në QKUK

Albina Selmanaj

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij viti është shënuar numër rekord i shërbimeve të ofruara nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK.

Sipas njoftimit, kardiologët e kësaj klinike kanë realizuar numrin më të madh ndonjëherë të stentimve ( 2 mijë e 123) dhe kornarografive ( 3 mijë e 91), duke bërë kështu vitin 2023 një nga vitet më të suksesshme sa i përket ofrimit të këtyre shërbimeve.

Pa dyshim që puna e pa lodhur e shumë profesionistëve që janë pjesë e kësaj klinike ka mundësuar një sukses të tillë, pjesë e të cilëve ishte edhe kardiologu Artan Ahmeti, i cili kreu numrin më madh të procedurave invazive, me 338 Kronarografi dhe 193 stentime për vitin 2023.

Ajo që e shtyu Ahmetin që të jap maksimumin në këtë aspekt është zvoglimi i listës së pritjes dhe përfundimi i këtyre procedurave invazive për çdo pacientë në një periudhë sa më të shkurtë.

Si pjesë e menaxhmentit të Klinikës së Kardiologjisë,  kam kërkuar vazhdimisht të rriten numrin i proceduarve invazive në Klinikën e Kardiologjisë (Koronarografi dhe stentime). Kështu që duke pasur parasysh qe kemi listë (të gjatë) pritjes për këto proceduara, jam munduar maksimalisht që kjo listë e pritjes të zvogëlohet. Kjo punë ka sjellë numër rekord të proceduarve invazive ne vitin 2023, si asnjëherë me parë. “, tha ai.

Tutje, Ahmeti theksoi se janë duke punuar edhe në modernizimin e sallave të Klinikës në mënyrë që pacientët të marrin shërbime invazive sa më optimale.

Menaxhmenti i Klinikës së Kardiologjisë është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e SHSKUK-se, Bordin e SHSKUK-së, si dhe ministrin e Shëndetësisë, që të modernizohen sallat e kateterizimit të zemrës, e në këtë mënyrë të lehtësohet ofrimi i këtij shërbimi nga personeli shëndetësor, si  dhe pacientët të marrin shërbime invazive optimale.”, tregoi ai.

Artan Ahmeti aktualisht është Shef i Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë – QKUK, ai u lind më 5 qershor të vitit 1981 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Gjakovë. Nga viti 1999 – 2005, ndoqi studimet themelore në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë