Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar Analizën e Pulsit Publik: “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”, raporton Ekonomia Online.
Nuno Queiros nga UNDP në Kosovë, tha se rritja e inflacionit dy vjetët e fundit ka thelluar varfërinë në Kosovës, sipas tij, më të prekurit nga inflacioni janë familjet e cenuara.
Ai tha se nga të dhënat e gjetura në këtë raport tregohet se në vitin 2021 janë shpenzuar 200 euro në produkte, këto shpenzime për këto produkte deri në vitin 2023 janë rritur në mbi 50 për qind.
“Në kuadër të programit për pulsin publik kemi përgatitur një dokument, dëshmi nga tereni që tregon për inflacionin, kjo mendoj është shumë e duhur që ofron rekomandime që mund të merren si kundër masa. Rritja e krizës ka prekur konsumatorët më të cenueshme. Ne dhjeto të vitit 2022, inflacioni ka arritur 19.4 për qind në Kosovë dhe më të prekurit janë ata më ardhura të ulëta. Inflacioni ka prekur shumë familje në Kosovë. Mw herët nuk ka pasur të dhëna për këtë. Varfëria në krahasim me vitin 2021 është thelluar. Inflacioni ka ndikuar edhe në gjendjen emocionale”, tha ai.
Anna Toness nga USAD, tha se me problemin e rritjes së inflacionit janë duke u përballur çdo vend i botës, dhe se kjo analizë sipas saj, do t’i ndihmojë institucioneve dhe partnerët në Kosovës që të hartojë politika për këtë çështje.
“Analiza e sotme do të tregoj për dinamiken e amvisërive në fazën e inflacionit. Këto janë problem që po përballen çdo vend i botës. Informacionet që paraqitën sot do të ju ndihmoje institucioneve të Kosovës dhe partnerëve që të përdoren këto të dhëna për të hartuar aktivitet përkatëse”, tha ajo.
Alisa Hasani menagjere e projekti, tha se nga të gjeturat 91.4 për qind e të anketuarve janë shprehur të shqetësuar me rritjen e çmimeve.
Ajo potencoi se 44.1% e të anketuarve raportuan se blejnë më pak produktet dhe shpenzojnë më shumë para.
“91.4%, shprehën shqetësime për ndikimin e mundshëm negativ të rritjes së çmimeve në gjendjen financiare të familjes së tyre. 69.2% raportuan se duhej të bënin përshtatje me zakonet e tyre të shpenzimeve ose buxhetin në përgjigje ndaj çmimeve më të larta në vitin e kaluar. 44.1% e të anketuarve raportuan se blejnë më pak produktet dhe shpenzojnë më shumë para, duke treguar uljen e fuqisë blerëse”.
“29% e të anketuarve kanë raportuar reduktimin e shpenzimeve të tjera ose shtyrjen e faturave. 19.6% e të anketuarve raportuan se ishin shumë të shqetësuar për borxhin e akumuluar për shkak të kostoja e rritur e jetesës. 14.7% e të anketuarve raportuan se kjo rritje në koston e jetesës kanë ndikuar ndjeshëm në to aftësia për të shlyer borxhet ekzistuese”, tha ajo