Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Agrumet dhe mollët mund ta përkeqësojnë problemin e fryrjes së barkut 

Dispepsia shoqërohet me ndjenjën e fryrjes dhe inflamacionit në zonën e barkut. Shpesh ndiheni të fryrë, veçanërisht pasi keni ngrënë një lloj të caktuar ushqimi.

Një bark i fryrë është rezultat i shprehive të këqija të ushqyerjes – pra ndiqni një dietë të pasur me miell dhe yndyrë.

Për ta luftuar në mënyrë efektive këtë sëmundje të zakonshme, ne synojmë të rekomandojmë disa ushqime të përshtatshme për këtë rast të veçantë. Ato do t’ju sjellin dobi të madhe dhe do t’ju ndihmojnë ta rivendosni funksionimin optimal të sistemit të tretjes.

Fryrja dhe pesha e tepërt janë dy shqetësime të zakonshme shëndetësore me të cilat përballen shumë njerëz. Fryrja, shpesh e shkaktuar nga mbajtja e tepërt e gazit ose e ujit, mund të jetë e pakëndshme dhe të ndikojë në besimin e një personi.

Reklama

Sipas dietologes Caroline Farrell, njerëzit që vuajnë nga probleme gastrointestinale duhet ta kufizojnë marrjen e agrumeve.

“Agrumet, siç janë portokalli dhe grejpfruti, janë acidike, ndërsa aciditeti mund ta irritojë traktin tretës te disa njerëz dhe të shkaktojë shqetësim”, citon She Finds fjalët e Farrell.

Portokalli, grejpfruti, limoni, lime dhe mandarina – janë pjesë e agrumeve. Edhe pse të gjitha këto fruta vlerësohen për shijen e tyre freskuese dhe përmbajtjen e lartë të vitaminës C, ato mund të jenë burim i problemeve të tretjes për disa njerëz.

Mollët, me strukturën e tyre të freskët dhe shijet e ëmbla ose të tharta, janë një frut i preferuar për shumë njerëz. Derisa mollët ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, ato ndonjëherë mund të çojnë në fryrje dhe probleme me tretjen.

“Mollët janë të larta në fibra, duke përfshirë fibra të patretshme, të cilat mund të jenë të vështira për t’u tretur për disa njerëz. Ato gjithashtu përmbajnë sorbitol, një alkool sheqeri që mund të shkaktojë gazra dhe fryrje te njerëzit e ndjeshëm”, është shprehur dietologia. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë