Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjendje e tmerrshme brenda pesë lokaleve që shërbejnë ushqime të shpejta në Prizren dhe Malishevë

Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion të inspektimeve në rajonin e Prizrenit të hënën, ndërsa ka mbyllur pesë lokale “Fast Food” dhe ka iniciuar 6 kundërvajtje.

Në inspektim janë përfshirë komuna e Prizrenit dhe Malishevës.

Janë realizuar 28 inspektime, 19 në Prizren e nëntë në Malishevë.

Janë mbyllur pesë lokale ndërsa janë iniciuar gjashtë lëndë kundërvajtëse, ka bërë të ditur AUV.

“Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë). Aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit. Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së”, ka njoftuar AUV.

Youtube

Arkiva

Kategoritë