Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në Kosovë kanë arritur tri vaksina.
“Janë siguruar tre vaksina, kundër rotavirusit, pneumokokut e meningjitit dhe vaksinën HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës”, ka shkruar Vitia.
Vitia shtoi se gjithashtu është gjashtëfishuar buxheti për vaksina dhe është shtuar buxheti për mbrojtje dhe parandalim.