Përbërësit
4-5 banane
4 luge ajkë e thartë
200 ml ajkë e ëmbël
300 gram biskota
3 puding me vanilje
9 lugë sheqer
1 l qumësht
200 gr margarinë
Përgatitja:
Në fillim përziejmë pluhurin e pudingut me sheqerin dhe pak qumësht të ftohtë, kurse pjesën tjetër të qumështit e vëmë të vlojë.
Pasi qumështi vlon, shtojmë pudingun dhe e përziejmë derisa të trashet kremi.
Pastaj e largojmë nga zjarri, shtojmë margarinën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet margarina dhe kremi të homogjenizohet.
Pastaj shtoni biskotat e copëtuara dhe i përzieni.
Në kallëpa 25×35 të lyer me pak vaj, shtoni gjysmën e masës dhe me një shtresë me banane, mbuloni të gjithë sipërfaqen.
Më pas shtoni kremin e pudingut dhe biskotat.
Pasi ëmbëlsira të jetë ftohur pak, i shtoni sipër kremin e panës, të rrahur mirë.