Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të parandalohet apo shmanget riniti alergjik?

Riniti alergjik nuk mund të parandalohet. Ju mund të ndihmoni duke shmangur gjërat në të cilat jeni alergjik, duke përfshirë:

  • Mbajtja mbyllur e dritareve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë stinëve me nivel të lartë të polenit
  • Larja e duarve pas prekjes së kafshëve
  • Përdorimi i shtratit dhe dyshekëve të papërshkueshëm nga pluhuri dhe merimangat
  • Të vendosni syze jashtë për të mbrojtur sytë
  • Larja para gjumit për të hequr alergjenët nga flokët dhe lëkura

Ju gjithashtu mund të shmangni gjërat që mund të keqësojnë simptomat tuaja, si:

  • Spërkatës të ajrit
  • Ajri i ndotur
  • Temperatura të ftohta
  • Lagështi
  • Tymi irritues
  • Tymi i duhanit
  • Era
  • Tymi i drurit

Trajtimi i rinitit alergjik

Disa ilaçe mund të përdoren për të trajtuar alergjinë. Mjeku do t’iu ndihmojë të përcaktoni se cili ilaç është më i miri për ju në varësi të simptomave, moshës dhe shëndetit në përgjithësi. Këto barna ndihmojnë në parandalimin e simptomave nëse i përdorni ato rregullisht, para se të jeni të ekspozuar ndaj alergjeneve:

  • Antihistaminet ndihmojnë në zvogëlimin e teshtitjes, rrjedhjeve të hundës dhe kruarjeve të alergjive. Këto vijnë në formë pilule dhe si spërkatës të hundës. Shumë prej tyre janë në dispozicion pa recetë mjeku. Për disa kërkohet receta.
  • Dekongjestant si pseudoefedrina dhe fenilferina, ndihmojnë përkohësisht të lehtësojë hundën e mbushur nga alergjitë. Dekongjestantët gjenden në shumë ilaçe dhe vijnë si pilula, spërkatës ose pika të hundëve. Ato përdoren më së miri vetëm për një kohë të shkurtër. Spërkatësit dhe pikat e hundës nuk duhet të përdoren për më shumë se 3 ditë, sepse mund të bëheni të varur prej tyre. Kjo i’u bën të ndiheni edhe më shumë të bllokuar kur përpiqeni të ndërpreni përdorimin e tyre. Ju mund të blini dekongjestantët pa recetë të mjekut. Mirëpo, dekongjestantët mund të rrisin presionin e gjakut. Bisedoni me mjekun para se t’i përdorni nëse keni presion të lartë të gjakut.
  • Kromolinë natriumi është spërkatës i hundës që ndihmon në parandalimin e reagimit të trupit ndaj alergjeneve. Ky ilaç mund të marrë 2 deri në 4 javë për të pasur efekt. Është në dispozicion pa recetë.
  • Spërkatësit steroid të hundës e zvogëlojnë reagimin e indeve të hundës ndaj alergjeneve të thithura. Kjo ndihmon në lehtësimin e ënjtjes në hundë, në mënyrë që të ndiheni më pak të bllokuar. Ata janë më efektiv në trajtimin e pacientëve që kanë simptoma kronike. Shumë steroide të hundës tani janë në dispozicion pa recetë. Ju nuk do të vini re përfitimet e tyre deri në 2 javë pas fillimit të përdorimit të tyre.
  •  Pikat e syve. Nëse ilaçet e tjera nuk ndihmojnë mjaftueshëm me kruarjen dhe lotimin e syve, mjeku mund të përshkruajë pika të syve për ju. Disa janë të dispozicion pa recetë të mjekut.
  • Injeksionet kundër alergjive ose tableta nëngjuhë (të quajtura edhe imunoterapi) janë një opsion për njerëzit që provojnë trajtime të tjera, por ende kanë simptoma alergjie. Këto injeksione ose tableta të tretëshme përmbajnë një sasi shumë të vogël të alergjenit ndaj të cilit jeni alergjik. Merren në një orar të rregullt në mënyrë që trupi juaj të mësohet me alergjenet. Kjo ndihmon në zvogëlimin e ndjeshmërisë së trupit tuaj ndaj alergjeneve. Me kalimin e kohës, simptomat tuaja alergjike do të bëhen më pak të rënda.

Të jetuarit me rinitit alergjik

Të jetuarit me simptomat e rinitit alergjik mund të ndikojë në jetën tuaj të përditshme. Simptomat e hundës mund të jenë më keq kur shtriheni. Kjo mund të prishë aftësinë tuaj për të fjetur mirë. Lodhja dhe dhimbja e kokës mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të funksionuar mirë në shkollë dhe në punë.

Ka shumë ilaçe dhe trajtime që mund t’iu ndihmojnë të menaxhoni simptomat tuaja. Bisedoni me mjekun sapo të mendoni se simptomat tuaja po përkeqësohen ose nuk janë të lehta për t’u kontrolluar. Ai ose ajo mund t’iu ndihmojë të arrini me planin e duhur për t’i kontrolluar ato në mënyrë që të mos ndikojnë në aftësinë tuaj për të jetuar jetë normale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë