Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të ndihmojë një dietë vegane tek gratë në menopauzë?

Dietat me bazë bimore me një sasi të mjaftueshme soje mund të zvogëlojnë rritjen e temperaturës në trup duke ndihmuar gjithashtu humbjen e peshës, sipas studimit të grave për zbutjen e simptomave vazomotore (WAVS).

Një studim i publikuar nga Shoqata e Menopauzës së Amerikës së Veriut në revistën Menopauza zbuloi se një ndërhyrje dietike është po aq efektive sa terapia zëvendësuese e hormoneve për reduktimin e ndezjeve të menopauzës, pa komplikime shëndetësore.

Për të kryer studimin, u morën 84 gra pas menopauzës që raportuan probleme me temperaturën dy ose më shumë herë në ditë.

Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në dy grupe. Një grup kishte për detyrë t’i nënshtrohej dietës vegane me pak yndyrë që konsumonte gjysmë filxhani sojë të gatuar çdo ditë, ndërsa tjetri grup të vazhdonte me ushqimin e zakonshëm për 12 javë.

Pas 12 javësh, studiuesit zbuluan se ata që ishin në një dietë vegane kishin një rënie prej 88% të temperaturës së lartë trupore dhe kishin humbur mesatarisht 8 kilogramë. Kjo është pothuajse e njëjta shkallë suksesi si terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT), e cila zakonisht është 70 deri në 90% efektive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë