Edhe fëmijët bien pre e stresit, ky është një fakt tashmë. Por cilët janë faktorët që ndikojnë në të?
Përveç arsyeve të përditshme si vonesa për në shkollë apo humbja e një lodre, ata preken edhe nga ngjarje më madhore, të cilat jo domosdoshmërisht janë negative apo stresuese.
Ja cilat janë disa prej tyre:
- Kur prindërit kanë probleme
- Zënka me një shok
- Testimet në shkollë
- Mendimi që të tjerët mund të kenë për pamjen e tyre të jashtme
- Mospatja e privatësisë
- Lindja e një vëllai apo motre më të vogël
- Frekuentimi i një shkolle të re
- Divorci i prindërve
- Rimartesa e njërit prind me një person tjetër
- Gjendja jo e mirë ekonomike në familje.
Kini parasysh problematikat e mësipërme dhe sigurohuni që të mos I ofroni fëmijës suaj asnjërën prej tyre.