Për të parandaluar parazitët të jetojnë në trupin tuaj, është e rëndësishme të ndaloni ushqyerjen e tyre duke hequr dorë nga karbohidratet e thjeshta dhe niseshteja si p.sh. ushqimet e ngrira, ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat, ushqimet e kripura si patatinat, buka e bardhë, orizi, makaronat, alkooli etj.
Në vend të tyre, mbushni pjatën tuaj me karrota, patate të ëmbla dhe kunguj për të marrë dozën ditore të beta-karotenit që më pas do të kthehet në vitaminë A, e cila ndihmon trupin tuaj t’i rezistojë parazitëve.
Të jeni të vetëdijshëm rreth ushqimeve që shkaktojnë probleme me tretjen është gjithashtu e rëndësihsme. Shumë njerëz reagojnë negativisht ndaj glutenit, qumështit dhe vezëve, kështu që gjithmonë sigurohuni që të dini se cilët janë kufijtë e sistemit tuaj tretës.
Gjithashtu duhet të konsumoni shumë ujë dhe rrisni konsumin e ushqimeve me të larta në fibra, pasi është e rëndësishme për pastrimin nga parazitët. Këtu përfshihet konsumi i perimeve, frutave, drithërave, arrorëve dhe farave.
Përpara se të konsumoni vaktet tuaja, përzieni një lugë çaji uthull molle me një gotë ujë, kjo jo vetëm që stimulon acidin e stomakut për përthithje më të mirë të lëndëve ushqyese, por gjithashtu vepron si një mburojë kundër parazitëve!
Krahas këtyre këshillave, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga vitaminat dhe mineralet më të mira që ndihmojnë trupin të luftojë parazitët.