Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si mund të përdoret lëngu i qepës për rritjen e flokëve?

Rritja e flokut është “një detyrë” që kërkon shumë kohë. Eshtë e vështirë të kesh durim kur mendojmë për kohën e gjatë që floku kërkon për rritje si dhe për trajtimet e vazhdueshme.

Përpos pjesës së durimit, nuk është e thënë që procesi i rritjes së flokut të jetë gjithmonë i ngadaltë. Duke përdorur përbërës që përshpejtojnë rritjen e tyre, do të arrini rezultate efektive dhe jo vetëm kaq , por gjithashtu duke i dhënë me tepër volum.

Më poshtë do të gjeni 12 mënyra si mund ta përdorni qepën për rritjen e flokut. Por fillimisht le të kuptojmë se si qepa ndihmon flokët tuaj. -Benefitet e lëngut të qepës për rritjen e flokut Përdorimi i lëngut të qepës është nje metodë efektive në rritjen e flokut.

Ky përbërës ka marrë komente shumë pozitive online nga përdorues që kanë sjellë gjithashtu dhe rezultate para-pas. Ja cilat janë disa nga arsyet e mundshme që bëjnë që ky përbërës të jetë kaq efektiv.

– Lëngu i qepës përmirëson rritjen e flokut duke rritur nivelin e enzimave antioksiduese katalase. Kjo enzimë ndihmon në dekompozimin e peroksidit të hidrogjenit, duke optimizuar ciklin e rritjes së flokut.

-Ndihmon në ushqyerjen e folikulave të flokut me përmbajtjen e pasur të sulfurit. Sulfuri është esencial për rigjenerimin e folikulave të flokut.

-Përmbajtja e pasur e sulfurit gjithashtu minimizon hollimin dhe këputjen e flokut.

-Antioksidantët ndihmojnë në luftimin e thinjave të parakohshme.

-Vetitë antibakteriale të qepës ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme të skalpit dhe larg infeksioneve. Të njëjtat veti ndihmojnë në kontrollimin e zbokthit.

-Lëngu i qepës stimulon skalpin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke rezultuar që folikulat të ushqehen.

Ju duhen:

-1 lugë gjelle lëng qepe
-Pak pambuk
-Koha e përgatitjes: 2 min
-Koha e trajtimit:15 min-1 orë

Metoda:

-Lagni pambukun me pak lëng qepe.
-Përdorni pambukun për të aplikuar lëngun e qepës në skalpin tuaj.
-Në momentin që mbulohet i gjithë skalpi, masazhoni skalpin për disa minuta.
-Lëreni lëngun për rreth 15 min-1 orë.
-Lani flokun me një shampoo të butë.

Sa shpesh?

Në ditë të alternuara.

Pse funksionon?

Lëngu i qepës ndihmon në stimulimin e skalpit ndërkohë që e ushqen atë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Ndihmon në rregullimin e problemeve me skalpin duke siguruar që floku të rritet më shpejt e të trashet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë