Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse na dalin thinjat para plakjes?

Dalja e thinjave nuk do të thotë që ne po plakemi.

Ato fillojnë të dalin kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve.

Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja.

Përveç melaninës ka faktorë të tjerë që nxitin daljen e thinjave.

Mund të jetë një problem shëndetësor

Tiroidet – mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, ndikojnë tek flokët.

Mungesë e vitaminave

Mungesa e vitaminave, kryesisht e B12 – këtu theksojmë dietat drastike, si p.sh. ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Ata duhet përdorin si suplement B12, sepse rrezikon aneminë.

Stresi – nëse shikoni thinja në të 20-at nuk është normale. Vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi dhe stili i jetës.

Duhanpirja – nëse je duhanpirës i rregullt me shumë mundësi thinjat i ke parë që në 20-at. Ndoshta nuk shikoni thinja në skalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula.

Youtube

Arkiva

Kategoritë